Sport

Ferizaj në prag falimenti, nis bojkoti. Lojtarët: “Po luajmë pa u paguar dhe na fyejnë”

16 Mars 2021, 18:28 Nga DOSJA

KOSOVE – Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, klubi kosovar i Ferizajt është në prag të falimentimit dhe tërheqjes nga kampionati i ligës së pare. Për shkak se futbollistët dhe stafi i tyre teknik kanë kohë pa u paguar, ata kanë bojkotuar stërvitjet.

Lajmi bëhet i ditur nga një njoftim në Facebook, ku drejtuesit e klubit u kërkojnë tifogrupit të “Ujqërve”, që t’i bashkëngjiten këtij vendimi, për të pasur një mbështetje sa më të plotë të nismës së tyre për mbijetesën e klubit të Ferizajt.

“FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale.

Klubi ynë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet, por edhe as ndeshjet në ligën e parë.

Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne. Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit,”- shkruhet në postimin e klubit të Ferizajt.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferizaj kosove nis bojkoti ferizaj kosove nis bojkoti

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2021, 17:08

KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...