Sport

Sot do të festonte 62-vjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta e kujton kështu Arben Mingën, ish-sulmuesin e Ti

16 Mars 2021, 20:55 Nga DOSJA
Sot do të festonte 62-vjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës Ilir

TIRANË-Sot është ditëlindja e një ish-legjende.Arben Minga do të festone sot 62-vjetorin e lindjes së tij me familjen, njerëzit e dashur, kolegët dhe tifozët e Tiranës.Fatkeqësisht, kanceri i pankreasit i mori jetën në 31 janar të 2007 duke e marrë në botën tjetër.Arben Minga nuk ishte thjesht një golashënues i lindur, jo vetëm një kampion i madh, por ishte simboli i Tiranës.

Ai ishte i lindur për të shkruar momente të mëdha në histori.Të gjithë e kujtojnë me emocion dhe dashamirësi golin historik ndaj Belgjikës në vitin 1984 me përfaqësuesen kuqezi, apo edhe goli ndaj Dinamos së Bukureshtit në Rumani, kur Minga shënoi në minutën e 2-të të takimit, me bardheblutë që do të kalonin në raundin tjetër për Kupat e Europës.

Këto vepra kanë mbetur në memorien e tifozëve dhe ende sot shumë prej tyre i kujtojnë me madh golat e Arben Mingës. Një kujtim të tillë e ka bërë edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili me një postim në “Facebook”, ka publikuar një kolazh golash të ish-sulmuesit bardheblu.

POSTIMI I ILIR METËS

“Kush i rren kto mrojca,

Kush i bon kto xhibla,

Kush i shlon kto predha,

Pallaveshi Minga,

Kush i shlon kto predha,

15 katëshi Minga”

E kush më bukur se Kasem Hallulli do të përjetësonte në këngë kujtimin e paharruar të legjendës bardhë e blu dhe Ekipit Kombëtar, njërit prej futbollistëve më të dashur e të respektuar, Arben Minga.

Sot në ditën e Tij të lindjes i përshëndes të gjithë fansat e tij dhe sportdashësit me këtë buqetë golash të jashtëzakonshëm të shënuar nga “Beni i modh”.

“Minuta e 2’ stadiumi pse heshti?

Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arben minga ilir meta arben minga ilir meta

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2021, 17:08

KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...