Sport

Tirana, kësaj here në “dyert” e FIFA-s, e padit ganezi Sasraku

17 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
Tirana, kësaj here në “dyert” e FIFA-s, e padit ganezi

TIRANE – Sulmuesi ganez Derrick Sasraku, i cili u mendua se do të zëvendësonte anglezin Michael Ngoo, në janar të këtij viti u largua nga Tirana, pa lënë ndonjë mbresë në radhët e bardhebluve, përveç faktit se ai ishte një dështim i merkatos së verës së skuadrës kryeqytetase.

Së fundmi, ka qenë vetë sulmuesi ganez Sasraku, i cili ka zbuluar përmes një deklarate për “Panorama Sport” se ka paditur klubin e Tiranës në FIFA, duke kërkuar prishjen e kontratës, por natyrisht edhe beneficet e saj financiare.

“Situata është e thjeshtë. Unë kam luajtur i dëmtuar, sepse u lëndova në sfidën me Kukësin në nëntor. Pas asaj ndeshjeje luajta i dëmtuar, duke ndihmuar skuadrën. Më pas m’u premtua që do të ndihmohesha për operacionin në gju, por nuk ndodhi.

Prita gjatë, ndërkohë që menaxheri i shtroi klubit disa kërkesa të tjera, plus ato financiare, ndonëse asnjëherë nuk morën përgjigje. Në këto kushte kërkuam prishjen e kontratës në FIFA”,- është shprehur 26-vjeçari, Derrick Sasraku.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derrick sasraku ish sulmuesi i tiranes sulmuesi ganez derrick sasraku ish sulmuesi i tiranes sulmuesi ganez

Sondazh

Poll