Sport

Nderohen me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, emra të shquar të atletikës shqiptare

16 Mars 2021, 18:48 Nga DOSJA

TIRANE – Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre ndër vite, sot ka nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa nga emrat më të shquar të atletikës shqiptare.

“Me anë të një ceremonie solemne, vlerësova sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, gjashtë atletë të shquar kampionë e rekordmenë, Vinçens Kacagjeli, Ilia Mazniku, Çlirim Balluku, Koço Mulla, Ajet Toska dhe Arben Gogushka.

Ndonëse në kushte dhe gjatë një periudhe të vështirë izolimi, falë talentit dhe rezultateve të larta të arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, me përkushtim e sakrifica, ata ngritën lart emrin e Shqipërisë, duke u kthyer në burim krenarie e frymëzimi për të kapërcyer çdo sfidë.

Atletika, mbretëresha e të gjitha sporteve, meriton të mbështetet më shumë, si një mundësi e shkëlqyer për të edukuar brezat e rinj me vlerat më të mira sportive, për t’i larguar ata nga veset dhe për të prodhuar të tjerë talente, që do ta ngrenë edhe më lart flamurin kuqezi,”- shkruan Presidenti Ilir Meta, në faqen e tij zyrtare në facebook.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nderohen atlete me titullin presidenti ilir meta nderohen atlete me titullin presidenti ilir meta

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2021, 17:08

KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...