Sport

Juventini Giacomo Vrioni, pas operacionit, zbret në fushën stërvitore

17 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA

ITALI – Sulmuesi i bardhezinjve Giacomo Vrioni tashmë është gati. Ai ka zbritur në fushën stërvitore dhe është bashkuar me shokët e ekipit. Periudha, post-operatore e nisur që nga nëntori i shkuar, është lënë pas si një ëndërr e keqe.

“Suksesi në jetë nuk matet me atë që merr, por me pengesat që kapërcen,”- ka shkruar juventini Vrioni, duke e motivuar veten, për të arritur sa më shpejt formën sportive dhe bashkuar me kuqezinjtë e kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi 22-vjeçar Giacomo Vrioni është i lindur në Itali dhe i formuar në akademinë e Sampdorias, për t’u bashkuar me Juventus U-23 në vitin 2020. Ai ka luajtur në radhët e Shqipërisë U-21, për të debutuar në tetor 2018, me fanellën kuqezi të Kombëtares ndaj Izralit për Nations League.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventusi kombetarja sulmuesi vrioni juventusi kombetarja sulmuesi vrioni

Sondazh

Poll