Sport

HOCKEY/ U godit në kokë nga ruli, sportisti 19-vjeçar nuk i mbijeton dot goditjes së fortë dhe ndërron jetë

16 Mars 2021, 20:32 Nga DOSJA
HOCKEY/ U godit në kokë nga ruli, sportisti 19-vjeçar nuk i

RUSI– Një lojtar hokej ka vdekur pasi u godit në kokë nga ruli gjatë një ndeshje. Ai është Timur Faizutdinov, 19 vjeç.Mbrojtësi rus aktivizohej me ekipin e të rinjve të Dynamo St. Petersburg në një lojë playoff kundër Loko Yaroslavl.

Lojtari u godit afër syrit nga një prej kundërshtarëve të tij dhe menjëherë pas kësaj ra në tokë. Faizutdinov u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekësve, nuk ishte e mundur që lojtari të mbijetonte, duke u larguar nga kjo jetë në një moshë shumë të re.

Federata e Hockey-t tha se Faizutdinov vdiq të martën pasi “mjekët luftuan për jetën e Timur gjatë tre ditëve”.Skuadra e Dynamo-s tha se ndeshjet e ardhshme do të fillojnë me një minutë heshtje për Faizutdinov.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hockey timur faizutdinov hockey timur faizutdinov

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2021, 17:08

KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...