Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid shumë i fortë për Atalantan, Manchester City nuk e diskuton Borussia Mönchengladbach

16 Mars 2021, 21:59 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid shumë i fortë për Atalantan,

EUROPË– Kanë përfunduar dy ndeshjet e Champions League për raundin e 1/8-tave. Real Madrid ka kaluar në raundin tjetër duke mposhtur Atalantën me shifrat 3-1,ndërkohë që përballja e parë zhvilluar në Bergamo kishte përfunduar me shifrat 0-1 për skuadrën spanjolle. Rezistenca e Atalantës zgjati vetëm 34 minuta, sepse Real Madrid gjeti avantazhin, më shumë për gabimin e kundërshtarit.

Pikërisht pas një pasimi të gabuar të portierit Sportiello që i dha mundësinë Modric të rrëmbejë topin e të shërbejë për Benzema një mundësi që francezi nuk e humbi. Italianët pësuan edhe golin e dytë në minutën e 60-të, kur Sergio Ramos shndërroi në gol 11-metërshin në favor të Los Blancos. Sportiello kuptoi vetëm krahun, por e kishte të pamundur të ndalonte konkluzionin e kapitenit spanjoll.

Italianët shënuan golin e nderit me anë të Muriel në minutën e 83-të,por vetëm kaq, sepse madrilenët shënuan 5 minuta nga përfundimi i ndeshjes me anë të Asensios.

MANCHESTER CITY- Borussia Mönchengladbach 2-0

Ndërkohë që takimi tjetër Manchester City- Borussia Mönchengladbach nuk prodhoi asnjë histori pasi anglezët kalojnë në raundin tjetër duke fituar me shifrat 2-0, po me këtë rezultat përfundoi edhe takimi i parë. Goli i parë u realizua nga De Bruyne në minutën e 12-të. I dyti u shënua nga Gundogan, me turkun që  dërgon topin pas shpinës së portierit. Pjesa e mbetur shërben thjeshtë për adminsitrim rezultati, pasi fati i kualifikimit ishte vulosur tashmë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta champions league real madrid atalanta champions league real madrid

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2021, 17:08

KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...