Sport

Presidenti Ceferin: “Skenari i UEFA-s, Euro 2020 të luhet me tifozë”!

17 Mars 2021, 09:52 Nga DOSJA
Presidenti Ceferin: “Skenari i UEFA-s, Euro 2020 të luhet me

ZYRIH – Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në një intervistë të fundit ka deklaruar se ndeshjet finale të Euro 2020, do të luhen me tifozë. Ai theksoi gjithashtu, se ato qytete, të cilat nuk garantojnë praninë e tifozëve në stadiume, do të zëvendësohen me qytete të tjera, që mund ta plotësojnë këtë kërkesë. Për këtë, UEFA është edhe duke përgatitur projekt-kalendarët për këtë event.

“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”,- është shprehur kreu i futbollit europian, slloveni Ceferin.

Euro 2020 ishte planifikuar për t’u luajtur verën e kaluar, por u shty për këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19. Ai do të startojë në 11 qershor të këtij viti dhe do të përfundojë më 12 korrik dhe do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme të kontinentit, me rastin e 60-vjetorit të kampionatit të parë europian.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 24 mars euro 2020 aleksandër čeferin finalet e europianit presidenti i uefa-s 24 mars euro 2020 aleksandër čeferin finalet e europianit presidenti i uefa-s

Sondazh

Poll