Sport

“Bastexhinj të graduar”, deklarata bombë e gazetarit për drejtorin sportiv të Tiranës: Jo vetëm ai! Pjesë janë trajn

16 Mars 2021, 23:01 Nga DOSJA
“Bastexhinj të graduar”, deklarata bombë e gazetarit

TIRANË-Pas titullit kampion,Tirana mund të konsiderohet si kantier ndërtimi dhe nuk bëhet fjalë vetëm për merkaton e çoroditur që bardheblutë zhvilluan, por edhe për ristrukturimin në pjesën administrative. Ato që e shpallën kampion sezonin e kaluar janë larguar dhe tani kanë ardhur drejtues të rinj që ndoshta nuk po e përligjin punën me emrin e Tiranës. Aktualisht bardheblutë janë pa objektiva, titulli duket shumë larg dhe eleminimi nga Kupa ende djeg.

Nga gjithë kjo amulli, një gjë nuk i ka pëlqyer gazetarit Adriatik Dosti. Emërimi i Tefik Osmanit në rolin e drejtorit teknik, që sot është graduar edhe si anëtar i bordit drejtues të klubit. Në një postim në Facebook, Dosti i kujton të shkuarën, ku ish-mbrojtësi i Skënderbeut është akuzuar për shitje ndeshjesh dhe ka një dosje të hapur nga UEFA. Jo vetëm kaq!  Dosti shigjeton trajnerin e Tiranës Orges Shehin dhe mbrojtësin Kristi Vangjeli edhe këta pjesë e Skënderbeut si futbollistë kur luanin në Europa League.

POSTIMI I PLOTË I ADRIATIK DOSTIT

Kush eshte Tefik Osmani …i akuzuari nga UEFA per shitje ndeshjesh  qe Tirana e Refik Halilit e  ka Drejtor Teknik te klubit dhe sot e gradon edhe  ne Antar te Bordit drejtues te klubit…

Dikur i akuzuari kryesor prej ish Presidentit te Partizanit …Albert Xhani per shit-blerje ndeshjesh e sidomos per baste ne ndeshjet nderkombetare te kupave te Europes…

Me pas nje nder kryesoret ne maskaraden e se njejtes histori qe coi ne denimin me te rende te nje skuadre futbolli jo vetem ne Shqiperi por ne krejt historine e vete UEFA …teksa Skenderbeu perjashtohet 10 vjet nga cdo lloj kompeticioni europian e denohet me 1 milion euro gjobe…

Ishte saktesisht 29 Marsi i 3 viteve me pare  2018…. kur UEFA publikoi denimin e rende per skuadren korcare deri atehere me e mira dhe me e suksesshmja ne futbollin shqiptar…

Dhe disa muaj me pas edhe CAS la ne fuqi denimin e mesiperm te UEFA duke keputur cdo lloj shprese per  falje apo edhe ulje e reduktim denimi ndaj korcareve…

As deshmite e atehereshme prane gjyqit te UEFA te  Shkembit, Latifit, Berishes, Nimages e Lilajt nuk e zbuten zemrimin e Shtepise europiane te futbollit …qe nuk u lekund ne vendimin e saj drastik …

Madje me pas edhe te gjitha tentativat e shkallet gjyqesore qe ndoqi klubi korcar e Presidenti Takaj …deri ne Gjykaten federale te Zvicres nuk ndryshuan asgje…

Po c’thuhet nder te tjera ne Dosjen e  vene ne tavolinen e Shefit te Komisionit te Disiplines dhe Etikes se UEFA te atij viti z.Garcia …firmosur  prej Inspektorit te UEFA  qe ndoqi ”Ceshtjen Skenderbeu” z.Migel Leitard Palacios…

….Jane 4-5 ndeshje te vlefshme per kupat e europes per te cilat ne disponojme fakte e deshmi qe na cojne perfundimisht ne konkluzionin tone perfundimtar per c’ka ju relatojme me siper  ne lidhje me Dosjen Skenderbeu….

Vec kesaj prej gati 2 vjetesh kemi ndjekur permes agjenteve tane edhe ecurine e kesaj skuadre  ne Superligen shqiptare  ku ne me shume se 41 takime kemi hije te forta dyshimi por edhe fakte bindese e kokeforta qe na cojne ne konkluzionin tone perfundimtar per sa me siper ju realatojme…

Theksojme se nder disa te dyshuar kryesore  per rastin ne fjale sipas hetimeve, gjurmimeve e verifikimeve tona… 3 prej tyre …portieri  Orges Shehi…dhe mbrojtesit Tefik Osmani e Kristi Vangjeli  jane aktore te dores se pare ne perfshirjen e tyre direkte dhe indirekte ne shume rrezultate te fiksuara ndeshjesh luajtur ne bastet kombetare e nderkombetare ne disa kompani bastesh te njohura por edhe disi anonime e jashte radarit te UEFA …

Dhe tani beni lidhjen vete…

Jemi ne vitin 2021…dhe te tre keta te dyshuar e te akuzuar qe figurojne ne relacionin e Dosjes Skenderbeu prane Komisionit te Etikes e Disiplines se UEFA sot jane ne krye te SK Tiranes skuadres kampione ne fuqi te Superliges se Shqiperise…

E qe te tre marre me  inisiativen, kembenguljen , simpatine personale e miratimin e Presidentit te klubit Bardhe e Blu…z.Refik Halili…

Tefiku jo vetem qe jashte cdo kriteri e meritokracie sportive e profesionale teknike eshte emeruar si Drejtor Teknik i ketij klubi…edhe pse prej ketu  e nga ky pozicion nuk e kane lekundur dot as rrezultatet e dobeta e zhgenjyese te ekipit te Tiranes gjate ketij sezoni…as sherri banal me ish trajnerin Nevil Dede qe coi ne braktisjen e ekipit prej ketij te fundit por edhe as deshtimi skandaloz e me kosto financiare e profesionale per klubin dhe ekipin ne rastin e ”boom-it” te merkatos dimerore ku si Seferi e si Varynen blerje, huazime e afrime krejtesisht personale te Tefik Osmanit  rrezultuan skandaloze e terisisht te deshtuara… pa perjashtuar me kete rast pergjegjesine e tij personale si Drejtor Teknik ne deshtimin tjeter te madh,…ne ate te kolonise afrikane .

Dhe per te gjitha keto sot ne mengjes Presidenti Halili e ka graduar edhe me lart ne post e pozicion prane klubit Tefikun…duke e emeruar e zgjedhur Antar te Bordit e Keshillit Drejtues e Mbikqyres ku z.Halili ka 66 % te aksioneve te klubit e Bashkia e Tiranes qe perfaqesohet nga nje tjeter Kryehajdut si Arbian Mazniku zoteron 33 % te aksioneve ne fjale…

Nuk ma do mendja se eshte kaq e veshtire per te ditur tashme se cilet jane emrat konkrete qe po e shkaterrojne [ dhe jo pa qellim]…Tiranen…apo jo?

Orges Shehi …i prezantuar para ekipit e lojtareve  nga vete Presidenti Halili si….djale i mire, i sjellshem e i edukuar me te cilin ne besojme se do te ecim para … sot vazhdon te jete Trajneri i Tiranes ku  jo vetem qe se lidh kerkundi asgje as me fanellen as me emrin e as me historine e klubit bardhe e blu…e jo vetem qe eksperiencen e pervojen per te drejtuar nje klub  legjende si Tirana  e ka absolutisht minimale …por edhe vete rrezultatet e menyra e lojes se tij te deritanishme kane lene shume per te deshiruar…dhe jane shume larg kerkesave te nje klubi si Tirana per nje Trajner profesionist e dinjitoz ne krye te pankines se saj…

Kristi …edhe pse i kaloi te 34 -tat … e pothuajse komplet jashte forme  sidomos fizikisht pa llogaritur gabimet e gafat skandaloze te tijat ne disa ndeshje decizive qe i kane shkaktuar ekipit gola te pesuar e humbje skandaloze…vazhdon te jete lojtar e titullar formacioni dhe ka  pelqimin e besimin  e pa lekundur te Trajnerit Shehi …te Drejtorit Teknik Tefikut e te Presidentit Refikut…

Tani me qetesi e llogjike te ftohte lexojeni me kujdes kete shkrim…peshojini sic duhet keto fakte…bejeni saktesisht lidhjen Refik-Tefik- Orges -Kristi …dhe nuk do ta keni aspak te veshtire te mesoni saktesisht edhe pergjigjigjen e pyetjes qe aq shume i mundon tifozet e dashamiret e shumte te  bardhe e bluve…pse Tirona eshte ne kete gjendje e pse dhe kush e katandisi Mbretereshen e futbollit shqiptar e krenarine tone futbollistike  deri ne kete fare derexheje… per cfare aresyesh e per cfare qellimesh…OK…

Treshja e bastexhinjve te djeshem  qe e moren ne qafe  Skenderbeun por edhe futbollin shqiptar  sot jane ne krye te Tiranes …kaq besoj mjafton per t’ju zgjuar nga gjumi ju ”Danocat” e Tirones nese vertet  eshte  ashtu sic thoni e sic  pretendoni… se Tironen e doni fort e se ajo eshte jeta ,  nderi e krenaria juaj ….dhe e qytet-kryeqytetit tone …

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adriatik dosti refik halili tefik osmani adriatik dosti refik halili tefik osmani

Sondazh

Poll