Bota

Protesta në Australi/ Mijëra njerëz marshojë në rrugët e qytetit kundër dhunimeve ndaj grave

15 Mars 2021, 13:42 Nga DOSJA
Protesta në Australi/ Mijëra njerëz marshojë në

AUSTRALI-Mijëra njerëz kanë zhvilluar protesta në Australi, kundër abuzimeve seksuale dhe ngacmimeve ndaj grave në vend. Sipas BBC, protestat janë nxitur nga një seri ngjarjesh ngacmimesh seksuale, të cilat kanë ndodhur në Parlamentin e Austrisë.

Protestat u zhvilluan në 40 vende, duke përfshirë dhe qytetet kryesore si Canberra, Sidnei dhe Melburn si dhe qytete më të vogla të vendit.

Organizatorët e kanë quajtur si kryengritja më e madhe e grave që Australia. Protestuesit mbanin pankarta në duar dhe ishin veshur me të zeza në shenjë proteste. Në Melburn, protestuesit mbanin një banderolë të gjatë që rendiste emrat e grave të vrara në akte të dhunës gjinore në dekadën e kaluar.

Marshimet kanë nisur një javë më parë, pasi Prokurori i Përgjithshëm Christian Porter zbuloi se ai ishte subjekt i një pretendimi për përdhunim të vitit 1988, të cilin ai e mohon.

Në rast tjetër ishte ajo e Brittany Higgins, një ish-këshilltare politike e cila pretendoi në shkurt se ishte përdhunuar në një zyrë të një ministri në 2019

Protestuesit mendojnë se reagimi i qeverisë ndaj akuzave për sulme seksuale ka qenë i papërshtatshëm, ndaj kanë marshuar në rrugët e qytetit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi protesta ne australi australi protesta ne australi

Sondazh

Poll