Bota

Sputnik V një hap pranë autorizmit nga EMA, prodhuesit rus: Kemi arritur marrëveshje me kompani nga Italia, Spanja, Franca dh

15 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
Sputnik V një hap pranë autorizmit nga EMA, prodhuesit rus: Kemi

RUSI- Prodhesit e vaksinës ruse anti-Covid, Sputnik V kanë deklaruar se kanë arritur marrëveshje me vendet kryesore Evropiane për të prodhuar vaksinën e tyre. The Guardian shkruan se kjo gjë ka bërë që Agjencia e Barnave Evropiane (EMA) të shqyrtojë miratimin e vaksinës.

Kreu i fondeve të investimeve në Rusi, Kirill Dmitriev tha në një deklaratë se organizata e tij kishte siguruar marrëveshje me kompani nga Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania për të filluar prodhimin e vaksinës Sputnik V. Dmitriev tha se marrëveshjet do të lejonin furnizimin e Sputnik në tregun Evropian sapo miratimi të jepet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Ende nuk dihet nëse Sputnik V do të miratohet nga EMA, për shkak se i është refuzuar aprovimi për përdorim emergjent disa herë, ndërkohë që disa nga shtetet e BE-së nuk kanë pritur për aprovim të vaksinës, por kanë filluar që ta përdorim atë. Disa nga vendet Evropiane që kanë filluar ta përdorin janë Hungaria, Çekia dhe Sllovakia

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “sputnik v” kirill dmitriev “sputnik v” kirill dmitriev

Sondazh

Poll