Bota

“Pres konfirmimin për takimin e të premtes”/ Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv në zgjedhjen e Presidentit 

15 Mars 2021, 10:55 Nga DOSJA
“Pres konfirmimin për takimin e të premtes”/ Abdixhiku: Do

KOSOVË- Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar ditën e sotme varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Pas homazheve të bëra në varrin e Rugovës, Abdixhiku i pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë ka thënë se do të jetë shumë konstruktiv në mënyrë që të kontribuohet në ndërtimin e institucioneve dhe jo rrënimin e tyre.

“Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare e LDK-së dhe presidentit Rugova dhe të gjithë veprimtarëve të LDK-së, që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve dhe jo në rrënimin dhe dëmtimin e tyre”,u shpreh Abdixhiku.

Në lidhje për takimin me Kurtin dhe Osmanin, Abdixhiku tha se po pret konfirmimin e takimit për ditën e premte. Ai gjithashtu tha se do t’i dërgojë Kurtit dhe Osmanit propozimin për takimin ditën e premte në letër të shkruar.

“Po presim për konfirmim të takimit të së premtes ditën e propozuar nga ne, pasi gjatë kësaj do të jemi në proces të konstituimit të organeve të brendshme”,tha Abdixhiku.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ibrahim rugova lumir abdixhiku zgjedhja e presidentit ne kosove ibrahim rugova lumir abdixhiku zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll