Bota

Drejtori i vaksinave të AstraZenecës: Nuk ka asnjë lidhje mes vaksinimit të popullsisë dhe mpikjes së gjakut 

15 Mars 2021, 10:43 Nga DOSJA
Drejtori i vaksinave të AstraZenecës: Nuk ka asnjë lidhje mes

ANGLI- Drejtori i grupit të vaksinave të Astrazenecës dhe Universitetit të Oxford-it, Andrew Pollard ka njoftuar se mpiksja e gjakut nuk ka lidhje me vaksinimin e popullsisë. The Guardian shkruan se, Pollard ka thënë se ka prova që nuk ka një rritje të fenomenit të mpikjes së gjakut në Angli. Ai gjithashtu tha se problemi më i madh momentalisht është mos vaksinimi i popullsisë në mënyrë që të të vihet në kontroll virusi.

“Ka shumë prova qetësuese se nuk ka rritje të një fenomeni të mpiksjes së gjakut këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Absolutisht është kritike që ne kemi një problem të mos vaksinimit të njerëzve dhe të ekuilibrojmë një rrezik të madh, një rrezik të njohur si Covid. Autoritetet nuk kanë asnjë sinjal për problem,” tha ai.

Autoritetet në Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Islandë, Itali, Estoni dhe Hollandë kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të mpiksjes së gjakut. Autoritetet Shëndetësore të Barnave e kanë konsideruar të sigurtë vaksinën, ndërkohë që është hapur një hetimi nga ana e tyre për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew pollard astrazeneca andrew pollard astrazeneca

Sondazh

Poll