Bota

FOTO/ Nis takimi mes Kurtit, Osmanit dhe Hoxhajt mbi çështjen e Presidentit në Kosovë 

15 Mars 2021, 10:17 Nga DOSJA
FOTO/ Nis takimi mes Kurtit, Osmanit dhe Hoxhajt mbi çështjen e

KOSOVË- Takimi mes Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Enver Hoxhajt ka nisur në Kuvendin e Kosovës. Telegrafi ka bërë publike disa foto para nisjes së bisedimit mbi çështjen e Presidentit.

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili. Në bisedë gjithashtu do të flitet edhe për konstituimin e institucioneve.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhja e presidentit ne kosove zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll