Bota

Protestat në Myanmar, ushtria pa mëshirë qëllon mbi njerëzit, 5 persona humbin jetën 

15 Mars 2021, 09:56 Nga DOSJA
Protestat në Myanmar, ushtria pa mëshirë qëllon mbi

MYANMAR- Protastat në Myanmar mbi grushtin e shtetit po vazhdojnë furishëm. Reuters shkruan se vetëm ditën e sotme ushtria ka vrarë 5 persona duke qëlluar drejt tyre me armë. Qytetet ku janë përhapur protestat janë Mandalay,  Myingyan, Hakha dhe Aunglan, në të cilin janë mbajtur protestat më të shumta dhe të dhunshmet.

“Një vajzë u qëllua në kokë dhe një djalë u qëllua në fytyrë. Tani po fshihem”, tha një protestes 18-vjeçar në telefon.

Për grushtin e shtetit ka reaguar edhe ambasada e Kinës në Myanmar, ku kanë nxitur gjeneralët e ushtrisë që të ndalojnë dhunën dhe të sigurojnë sigurinë e njerëzve. Ndërkohë që njerëzit ditën e sotme gjatë protestës kanë ngritur tre gishta sipër për të simbolizuar grushtin e shtetit.

Qytetarët e Mianmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne myanmar grushti i shtetit ne myanmar

Sondazh

Poll