Politike

Socialistët në ‘hall’ pas largimit të opozitës, u mësojnë drejtimin e Komisioneve deputetëve të rinj (Foto)

10 Maj 2019, 15:54 Nga DOSJA
Socialistët në ‘hall’ pas largimit të opozitës,

TIRANË–  Komisioni i Medias dhe Edukimit i zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit u zhvillua nga deputetja e LSI-së, Fationa Dhimitri, e cila u betua në seancën e 25 prillit.  Në rendin e ditës ishte një projektligj shumë i rëndësishëm dhe po aq i debatuar, ai i Akademisë së Shkencave.

Deputetja e Gjirokastrës mori drejtimin e Komisionit, por e vetmja gjë që u vu re fare qartë ishte mungesa e eksperiencës.

Edhe pse në kahe të kundërta politike, gjatë gjithë seancës Dhimitri u këshillua dhe u orjentua nga nënkryetarja e Komisionit Milva Ekonomi.

Madje edhe atëherë kur do të duhej që të saktësohej data dhe ora e seancës së radhës, deputetja e Gjirokastrës nuk ka mundur të sqarojë siç duhet, madje edhe në rastet kur i është dashur thjesht të përsërisë në mikrofon, atë që socialistja Ekonomi i thoshte nën zë.

Në këto kushte të “vështira”, Milva Ekonomi ka marrë situatën nën kontroll, sidomos në momentin kur do t’i duhej që të kundërshtonte Skënder Gjinushin, i cili kërkonte fjalën.

Me deputetët e rinj në Komisione, duket se socialistët do ta lënë në dorë të dytë debatin pasi duket se detyra më e rëndësishme për ta është që të mësojnë të rinjtë që të udhëheqin Komisionet.

Ende mbetet për t’u parë me Komisionet e tjera, por tek “Edukimi” do të na duhet që t’i harrojmë debatet e ashpra maxhorancë-opozitë, të cilat zhvilloheshin nën drejtimin e ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Pas djegies së mandateve nga opozita më 21 shkurt, vendet vankante përveçse në Kuvend edhe në Komisioni i kanë zënë deputetët e rinj. Ata kanë marrë detyra të rëndësishme në Komisione gjatë seancës plenare të 8 majit. (Lexo këtu) 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fationa dhimitri komisioni i medias dhe edukimit milva ekonomi fationa dhimitri komisioni i medias dhe edukimit milva ekonomi

Sondazh

Poll