Politike

Fijet që lidhen, ç’fshihet pas emrave të rinj në Durrës, Vangjush Dako nxjerr nga xhepi ‘suprizën’

10 Maj 2019, 12:19 Nga DOSJA
Fijet që lidhen, ç’fshihet pas emrave të rinj në

Valbona Sako është emri i gjashtë që është hedhur në pazarin e kandidatëve për Bashkinë e Durrësit. Një betejë që filloi mes Spartak Kovaçit dhe Arbër Brahos, i pari drejtor i ujësjellësit, krah i djathtë i Vangjush Dakos, i dyti djali i Spartak Brahos.

Kovaçi, ishte më i pranuar për shkak të influencës së kryetarit në detyrë, gjithçka dukej sikur po shkonte në favor të tij, por loja ndryshoi papritur.

Opozita dorëzoi mandatet dhe deklaroi bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndeshja u bë e lehtë me një skuadër të vetme, skenaret filluan të ndryshojnë.

I vendosur për t’i bërë zgjedhjet lokale pa opozitën, Rama filloi të mendojë se bojkoti, jo vetëm nuk ishte delegjitimim përderisa ndërkombëtarët do i njohin zgjedhjet, por ishte në rast i artë për ta shpejtuar procesin e kalimit të Partisë Socialiste tek Rilindja.

Një proces më i lehtë për deputetët, për shkak të sistemit, por më i vështirë për kryebashkiakët që zgjidhen nominalisht, jo të fshehur pas siglës së partisë.

Kështu, Dako, i vetmi kryebashkiak jashtë kontrollit të Rilindjes, pas 3 mandateve dhe hiper-ekspozimit negative, ra dakord me Ramën për të mos kandiduar më.

Gjithashtu ra dakord që të gjente një kandidat që do të gëzonte mbështetjen e tij, në mënyrë që maxhoranca të mos e lëshojë Durrësin.

Kështu ndriti ylli i Spartak Kovaçit, deri kur gjërat ndryshuan. U hap rruga për të fituar edhe me një kandidat që nuk e ka mbështetjen e Dakos.

Dolën 2 emra që kanë më shumë lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës se me atë të Durrësit.

Rovena Voda zëvendësministrja e Brendshme dhe Milva Ekonomi deputetja – ish ministre e Ekonomisë, ua morën postin çunave durrsakë. Rama po nxirrte nga xhepi surprizën, siç e ka zakon.

Të mësuar me binomin pushtet ekonomik- pushtet politik, Rilindja e sheh marrjen e bazës së Durrësit si shterimin e forcës së grupit rival dhe Veliaj do të siguronte trashëgiminë politike, si pasardhës i pakonkurueshëm.

Parë në këtë këndvështrim, dalja e dy emrave të tjerë, deputetes Klodiana Spahiu dhe drejtoreshës së Tatimeve, Valbona Sako, janë përpjekjet e fundit të Dakos, që të ketë në kontroll pushtetin lokal.

Durrësi kishte mbetur e vetmja bazë socialiste, i vetmi pushtet i zgjedhur i grupit ku bënin pjesë Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi.

Në këtë grup, Vangjush Dako dhe Blendi Klosi janë deri në qershor dy përfaqësuesit e vetëm me pushtet të atyre që quhen “krahu socialist”.

Jo vetëm Dako, që dorëzon mandatin, por edhe Klosi u paralajmërua nga Rama në fund të dhjetorit që në qershor do të vendoset fati i tij. Ndoshta “shtërgu i fundit” i socialistëve do të fluturojë në verë dhe Rilindja do t’i ketë larë përfundimisht hesapet me ta.

Zgjedhjet e qershorit, përveçse një test për forcën e socialistëve në një garë të vetme, janë një test edhe për kampet rivale që janë gjithnjë e më prezente në PS. Aleancat janë forcuar, dhe 30 qershori po afron. Pa opozitën, kush do të fitojë, PS apo Rilindja?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klodiana spahiu sherr ne ps valbona sako zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 klodiana spahiu sherr ne ps valbona sako zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll