Politike

Basha paralajmëron nga Kamza: Çdo firmë e hedhur ‘vjedhurazi’ këto ditë, do të ndëshkohet

10 Maj 2019, 15:47 Nga DOSJA
Basha paralajmëron nga Kamza: Çdo firmë e hedhur

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur këtë pasditë në Bashkinë Kamëz,,ku është pritur nga mbështetësit e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Basha tha para qytetarëve se orët e shtypjes, të varfërisë dhe të arrogancës, po numërohen mbrapsht, sepse mbrapsht po numërohet ora e Edi Ramës e lidhur me krimin.

“Ju keni qënë balli i kësaj beteje që prej 16 shkurtit. Nesër mbushen 12 javë. Ti kthejmë Shqipërissë shpresën dhe bersimin tek e nesërmja. Ta ndalim të keqen, t’ua bëjmë të qartë se orët e shtypjes dhe të arrogancës, po numërohen mbrpasht, sepse mbrapsht po numërohet ora e Edi Ramës e lidhur me krimin”, u shpreh lideri demokrat.

Kreu i demokratëve paralajmëroi se e çdo firmë e hedhur këto ditë, çdo gjë e vjedhur ndaj shqiptarëve, do të dalin para ligjit, do të dalin para përgjegjësisë.

“Të gjithë atyre nga Kryeministria e në çdo ministri, se anija e kapitenit të mbytur po zhytet. Tani po thoni të marrim ç’të marrim, pasi e shihni se jeni në fundin tuaj, por ju paralajmëroj, se çdo firmë e hedhur këto ditë, çdo gjë e vjedhur ndaj shqiptarëve, do të dalin para ligjit, do të dalin para përgjegjësisë“, tha kreu i PD-së, para qytetarëve të Kamzës.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne kamez fundi i qeverise rama lulzim basha paralajmerimi i bashes protesta e 11 majit basha ne kamez fundi i qeverise rama lulzim basha paralajmerimi i bashes protesta e 11 majit

Sondazh

Poll