Politike

Refuzoi foton me Metën, flet për herë të parë Vuçiç: Ishte një ngatërrim, s’ishte diçka zyrtare

10 Maj 2019, 12:59 Nga DOSJA
Refuzoi foton me Metën, flet për herë të parë

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar arsyen pse refuzoi të bëjë foto me presidentin shqiptar Ilir Meta, Presidenten e Kroacisë, Kitaroviç si dhe me Presidenti slloven Pahor, në nisje të samitit të Brdo-Brijunit, i cili u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë.

Gjatë një prononcimi për medit serbe, Vuçiç tha se ishte vetëm një ngatërrim.

Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me tre presidentët, por ajo (fotoja) nuk ishte diçka zyrtare” – u shpreh Presidenti serb.

Gjithashtu ai u shpreh edhe për shtrëngimin e duarve me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në prani të Federica Mogerinit.

Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe, ku kishte edhe çaj të ngrohtë”, tregoi Aleksandër Vuçiç.

Ditën e djeshme Aleksandër Vuçiç ka ‘injoruar’ në fillim të samitit Brdo-Brijunit, presidentin Ilir Meta, pasi ndryshe nga  presidentët e tjerë, ai nuk ka qëndruar që të bëjë foto me të. Vuçiç nuk ka bërë foto as mes presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila qëndronte në krah të Metës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic samiti i brdo-brijunit takimi me metën vuçiç shmang metën aleksander vucic samiti i brdo-brijunit takimi me metën vuçiç shmang metën

Sondazh

Poll