Politike

SHBA thirrje opozitës për protestën: E paligjshme dhuna dhe shkatërrimi i pronës

10 Maj 2019, 10:12 Nga DOSJA
SHBA thirrje opozitës për protestën: E paligjshme dhuna dhe

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu bën thirrje të gjithë protestuesve të opozitës që të respektojnë të drejtën për të protestuar, por të mos përdorin dhunë.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, ambasada thotë se mbështet organizimin e protestës paqësore, por nëse këto protesta njollosen nga dhuna, atëherë qëllimi demokratik kompromentohet, dhe kjo sjell paligjshmëri.

Reagimi i ambasadës së SHBA

E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.

Thirrja e ambasadës së SHBA vjen një ditë para se opozita e bashkuar të organizojë protestën e katërt kombëtare.

Protestat e opozitës kanë si qëllim rrëzimin e qeverisë Rama, dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore. Përveç Ramës, edhe ndërkombëtarët i kanë dalë opozitës, duke e konsideruar qeverinë të ligjshme.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 11 maj 2019 protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll