Politike

Sërish rrjedhje nga opozita/ Basha ‘braktiset’ nga aleatët, dy kandidatë pranojnë mandatin

10 Maj 2019, 15:09 Nga DOSJA
Sërish rrjedhje nga opozita/ Basha ‘braktiset’ nga

TIRANË– Tjetër rrjedhje nga listat e aleatëve të PD-së. Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe pret që të marrë mandatin si deputet.

Përveç tij, formularin e ka dorëzuar edhe Besnik Troplini nga Balli Kombëtar Demokrat. Troplini është i renditur i 48-ti në listën e kandidatëve të koalicionit të PD-së për Qarkun e Tiranës.

Ndërsa Selami Jenishehri ishte i 46-i në listën e Partisë Demokratike në listën shumëemërore të Tiranës. 

Me betimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, numri i deputetëve të Opozitës së Re në Parlament pritet të shkojë 39. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik troplini opozita e re selami jenishehri besnik troplini opozita e re selami jenishehri

Sondazh

Poll