Basha publikon spotin e protestës së nesërme: Një ore e re po troket (VD)
10 Maj 2019, 12:46Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve për protestën që do të zhvillohen nesër. Në një postim në Facebook, Basha me anë të videos shprehet se nëser të gjithë duhet të jenë në Tiranë në protestën e 4-ët kombëtare të zhvilluar nga opozita.
“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan Basha. Ndërsa në video shfaqet teksti, ku ftohen të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në këtë manifestim.
Një ore e re po troket
Me besimin tek njëri-tjetri
Tek forca e bashkimit
Tek Demokracia
Tek Europa
Do t’i hapim dyert e Europës
Kur të çlirohemi nga e keqja
Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin
Kur vota të jetë e lirë
Kur të luftojmë korrupsionin
Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin
Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë!
Asnjë hap pas!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
11 Maj ora 18.30”!
Opozita e bashkuar do të protestojë nesër në orën 18:30 para Kryeminsitrisë. Kjo është protesta e katërt kombëtare. Ndërkohë opozita ka zhvilluar dhe protesta të tjera para kuvendit, dhe duke bllokuar rrugët kryesore në vend. Opozita kërkon largimin e Ramës si kryeminsitër dhe hapjes rrugë për një qeveri tranzitore dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Valbona Sako është emri i gjashtë që është hedhur në pazarin e kandidatëve për Bashkinë e Durrësit. Një betejë që filloi mes Spartak Kovaçit dhe Arbër Br...
Në ceremoninë e homazheve për “ Dëshmoren e atdheut”, Zarife Hasanaj ishte dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.Ai nderoi me përkulje Zarifen para ar...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjet e sotme ka regjistruar si koalicion për zgjedhjet lokale të 30 qeshrorit, “Shpresën për Ndryshim”. Ky k...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu bën thirrje të gjithë protestuesve të opozitës që të respektojnë të drejtën për të protestuar, por...
TIRANË- Djali i ish-ministrit të qeverisë Berisha, dhe njërit prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, ka t...
TIRANE– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studentët ku ka diskuuar me ta për problemet e tyre, por edhe për platformën që ofron Partia De...
Tiranë– Ditën e nesërme në mbledhjen e kryesisë të PS-së, pritet që kryeministri Edi Rama të nxjerrë emrat për 61 kandidatët për kryetar bashkie në vend. Disa p...
Tiranë- Deputeti Myslym Murrizi nuk është nuk I ka kursyer ofendimet ditën e djeshme në studion e “360 Gradë” në Ora News, teksa ishte në një debat me politolog...
TIRANË– Kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti më i ri në Parlament, Kujtim Gjuzi i ftuar në “Të paekspozuarit” ka treguar disa detaje për kryeminist...