Politike

Protesta e opozitës/ Thirrja e Bashës: Filloi numërimi mbrapsht, s’ka zgjedhje pa PD

10 Maj 2019, 14:57 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Thirrja e Bashës: Filloi numërimi mbrapsht,

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur këtë pasditë në Bashkinë Kamëz,,ku është pritur nga mbështetësit e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Basha tha para qytetarëve se orët e shtypjes, të varfërisë dhe të arrogancës, po numërohen mbrapsht, sepse mbrapsht po numërohet ora e Edi Ramës e lidhur me krimin.

“Ju keni qënë balli i kësaj beteje që prej 16 shkurtit. Nesër mbushen 12 javë. Ti kthejmë Shqipërissë shpresën dhe bersimin tek e nesërmja. Ta ndalim të keqen, t’ua bëjmë të qartë se orët e shtypjes dhe të arrogancës, po numërohen mbrpasht, sepse mbrapsht po numërohet ora e Edi Ramës e lidhur me krimin”, u shpreh lideri demokrat.

Kreu i demokratëve paralajmëroi se e çdo firmë e hedhur këto ditë, çdo gjë e vjedhur ndaj shqiptarëve, do të dalin para ligjit, do të dalin para përgjegjësisë.

“Të gjithë atyre nga Kryeministria e në çdo ministri, se anija e kapitenit të mbytur po zhytet. Tani po thoni të marrim ç’të marrim, pasi e shihni se jeni në fundin tuaj, por ju paralajmëroj, se çdo firmë e hedhur këto ditë, çdo gjë e vjedhur ndaj shqiptarëve, do të dalin para ligjit, do të dalin para përgjegjësisë“, tha kreu i PD-së, para qytetarëve të Kamzës.

(a.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kamez lulzim basha protesta e opozites 11 maj kamez lulzim basha protesta e opozites 11 maj

Sondazh

Poll