Politike

Zyrtarizohen kundërshtarët e Ramës për zgjedhjet lokale, KQZ regjistron koalicionin “Shpresa për Ndryshim”

10 Maj 2019, 11:24 Nga DOSJA
Zyrtarizohen kundërshtarët e Ramës për zgjedhjet lokale, KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjet e sotme ka regjistruar si koalicion për zgjedhjet lokale të 30 qeshrorit, “Shpresën për Ndryshim”. Ky koalicion përbëhet nga 7 partitë të cilat janë: Partia Aleanca Kuq e Zi; Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Partia Demokracia e Re Europiane; Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar; Partia e Emigracionit Shqiptar; Partia Ora e Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Për regjistrimin e koalicionit “Shpresa për Ndryshim” (SHN), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”. KQZ vendosi të regjistrojë Koalicionin “Shpresa për Ndryshim”, (SHN) si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, me parti pjesëtare të tij si më poshtë:

1) Partia Aleanca Kuq e Zi;

2) Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

3) Partia Demokracia e Re Europiane;

4) Partia Aleanca Popullore;

5) Partia Balli Kombëtar;

6) Partia e Emigracionit Shqiptar;

7) Partia Ora e Shqipërisë.

Koalicioni që ka përballë “Shpresa për Ndryshim” do të jetë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e cila drejtohet nga Partia Socialiste. Ky koalicion është regjistruar më herët, ku bëjnë pjesë më shumë se 20 parti. Kujojmë se zgjedhje e lokale janë vendosur që të zhvillohen në 30 qershor. Deri tani opozita nuk është regjistruar në zgjedhje dhe është zotuar që të mos lejojë që ato të zhvillohen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve shpresa per ndyshim zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale komisioni qendror i zgjedhjeve shpresa per ndyshim zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll