Bota

Tragjedia me autobusin në Maqedoni/ Rëndohet bilanci, 15 të vdekur e 32 të plagosur

14 Shkurt 2019, 07:34 Nga DOSJA
Tragjedia me autobusin në Maqedoni/ Rëndohet bilanci, 15 të

MAQEDONI- Ka shkuar në 14 numri i viktimave në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup-Tetovë. Sipas mediave maqedonase, 37 persona të tjerë kanë mbetur të  plagosur. 

Aksidenti i rëndë ndodhi pasdite e djeshme dhe mendohet se shkak ka qenë çarja e njërës prej gomave të autobusit. (Lexo këtu)

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase vendosi që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie në Maqedoni.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen. I mobilizuam të gjitha forcat, sonte Qeveria solli vendosi që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie. Intervenimet e të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar  ”, deklaroi Zaev.

[sgallery url=”https://dosja.al/tragjedia-ne-maqedoni-rendohet-bilanci-15-te-vdekur-e-32-te-plagosur/”]

(K.H^k.m./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksidenti ne shkup dite zie maqedoni zoran zaev aksidenti ne shkup dite zie maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll