Bota

Edhe pse ende e palindur, foshnja ka kryer një operacion prej 4 orësh

13 Shkurt 2019, 18:47 Nga DOSJA
Edhe pse ende e palindur, foshnja ka kryer një operacion prej 4 orësh

Edhe pse ende e palindur një foshnje i është nënshtruar kirurgjisë së shtyllës kurrizore.

Bethan Simpson, nga Maldon, Essex, u informua se vajza e saj e palindur Eloise vunate nga  “spina bifida”. Në atë kohë, Simpson tha se asaj iu dha dy opsione: “Abortimi i fëmijës ose një opsion i ri, i quajtur kirurgji fetale, e cila e zgjidh problemin me shtyllën kurrizore para se fëmija të lind.

Nëna, 26-vjeçare do të zgjidhte opsionin e dytë – duke u bërë “një nga të paktat” në Mbretërin e Bashkuar që i nënshtrohet procedurës për të korrigjuar defektin e fetusit. Ajo deklaroi në Facebook se është gruaja e katërt në vend që i nënshtrohet operacionit.

“Spina bifida” ndodh kur shtylla kurrizore nuk formohet siç duhet,” sipas Klinikës Mayo. Ka lloje të ndryshme të gjendjes dhe ashpërsia e saj ndryshon. Në SHBA, në mënyrë specifike, spina bifida ndodh mes rreth 1.500 dhe 2.000 foshnjeve nga rreth 4 milion lindje çdo vit, sipas Organizatës Kombëtare për Çrregullime të Rralla.

Sipas Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias, “kirurgjia fetale për spina bifida redukton në masë të madhe nevojën për të devijuar lëngun nga truri, përmirëson lëvizshmërinë dhe përmirëson shanset që një fëmijë do të jetë në gjendje të ecë në mënyrë të pavarur”.

Simpson e konsideron vajzën e saj, e cila pritet të lind në prill, të jetë “tepër e veçantë” duke u shprehur se: “Ndihet fëmija im të më godasë çdo ditë e më fortë. Kjo nuk ka ndryshuar kurrë. Ajo është tepër e veçantë. Ajo është pjesë e historisë dhe vajza ime ka treguar se sa e meriton këtë jetë “.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota i është nënshtruar kirurgjisë vajza e meriton jetën vajza e saj e palindur i është nënshtruar kirurgjisë vajza e meriton jetën vajza e saj e palindur

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2019, 13:48

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...