Bota

Conte reagon pas sulmeve të eurodeputetëve: Nuk jam kukull e Salvinit

13 Shkurt 2019, 19:13 Nga DOSJA
Conte reagon pas sulmeve të eurodeputetëve: Nuk jam kukull e Salvinit

Të martën kryeministri Italian, Giuseppe Conte, u sulmua nga deputetët e Parlamentit Europian. Këta të fundit e cilësuan atë një kukull në duart e Matteo Salvinit. Madje një pjesë e mirë e palamentarëve europian fajësuan qeverinë e Italisë për përplasjen diplomatike me Francën, duke thënë se Roma zyrtare kishte fyer presidentin Emmanuel Macron. 

Në fjalimin e tij Conte tha se BE-ja se kishte “humbur kontaktin” me njerëzit dhe po udhëhiqej nga frika. “Qeveria italiane dëshiron t’i japë Europës një “tronditje” për t’u përballur me realitetin”-paralajmëroi ai.

Udo Bullmann, kreu i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, hodhi poshtë kritikat e Contes, duke thënë se Italia po shkon “drejt izolimit politik dhe ekonomik”. 
Edhe Bullmann kritikoi palën italiane duke thënë se Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvinit, “ka një kritikë për gjithçka, por nuk ka zgjidhje për asgjë”.

Ndërkohë eurodeputeti Verhofstadt tha se i vjen keq për degjenerimin politik të Italisë. “Sot më lëndon të shoh degjenerimin politik të Italisë”, tha Verhofstadt. “Roma ka marrë tanimë një fytyrë anti-evropiane”,tha ai.

Nuk ka munguar as përgjigja e kryeministrit italian ndaj kundëvënies së eurodeputetëve.    Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me fjalët që përdorim. Unë nuk jam një kukull, jam shumë i kënaqur të përfaqësoj popullin tim. Kukulla janë ata që punojnë nga fuqitë e tjera dhe korporatat e mëdha, ky nuk është rasti im,” tha Conte.

(K.H/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota europarlamentaret giuseppe conte matteo salvini udo bullmann verhofstadt europarlamentaret giuseppe conte matteo salvini udo bullmann verhofstadt

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2019, 13:48

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...