Bota

Polonia blen një artileri raketash amerikane plotë 414 milionë dollarë për të garantuar sigurinë e vendit.

14 Shkurt 2019, 10:56 Nga DOSJA
Polonia blen një artileri raketash amerikane plotë 414 milionë

Polonia ka dëgjuar thirrjet e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo për “forcimin e rezistencës” kundër Rusisë dhe ka nënshkruar një marrëveshje me 414 milionë dollarë për të blerë një sistem raketash amerikane. Ato janë prodhuar nga Lockheed Martin & BAE Systems, dhe M142 HIMARS ka një gamë operative prej 480 km.

Varshava tanimë ka nënshkruar kontrata me Uashingtonin për të blerë më shumë dronë, helikopterë të Black Hawk si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore-Patriot. Të gjitha këto Polonia zyrtare ka deklaruar se po i bën për të garantuar sigurinë e vendit nga agresioni rus.

Vitin e kaluar, u raportua se Polonia ofroi të paguante 2 miliardë dollarë për të ndërtuar “Fort Trump” – një bazë e përhershme për trupat amerikane në vend që synonin të pengonin kërcënimin e supozuar rus.

Nga ana tjetër, Moska ka kritikuar në mënyrë të përsëritur vendosjen e trupave dhe komponentëve amerikanë në territorin polak. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, e quajti propozimin polak për të pritur një bazë amerikane “një vendim sovran”, por paralajmëroi se “pasojat për atmosferën e përgjithshme” në Evropë do të ishin “të dukshme”.

 

K.H/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota agresioni rus moska poloni raketa shba agresioni rus moska poloni raketa shba

Sondazh

Poll