Bota

La Anglinë për ISIS-in, pas tmerrit të 4 viteve 19-vjeçarja shtatzënë kërkon të kthehet në atdhe

14 Shkurt 2019, 12:36 Nga DOSJA
La Anglinë për ISIS-in, pas tmerrit të 4 viteve

Një nga tre nxënësit që u larguan nga Londra në vitin 2015 për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik ka kërkuar që të kthehet në Britaninë e Madhe.

Shamima Begum, tani 19 vjeç, duke folur nga një kamp refugjatësh në Siri,  tha se ajo është shtatzënë nëntë muaj dhe do që të shkojë në shtëpi për fëmijën e saj. Ajo tha se ka pasur edhe dy fëmijë të tjerë të cilët i kishin vdekur.

Teksa tregonte jetën e vështirë pranë ISIS ajo rrëfeu se dy shokët e saj të shkollës që kishin lënë Mbretërinë e Bashkuar me të, kishin vdekur në një bombardim.

“U kërkova të martohesha me një luftëtar anglez mes moshës 20 deri në 25 vjeç. Por dhjetë ditë më vonë u martova me një 27-vjeçar holandez, i cili ishte konvertuar në Islam”, tregoi ajo.

Ajo ka me të tashmë 4 vite dhe tashmë kanë dy javë që janë arratisur nga Baghuz,  territori i fundit i grupit në Sirinë lindore.  Burri i saj iu dorëzua një grupi luftëtarësh sirianë kur u larguan, dhe ajo tani është një nga 39,000 vetë në një kamp refugjatësh në Sirinë veriore.

“Unë nuk jam e njëjta nxënëse 15-vjeçare, e cila u largua nga Bethnal Green katër vjet më parë,” shprehet ajo. 

Burimi: BBC 

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britania e madhe isis shamima begum britania e madhe isis shamima begum

Sondazh

Poll