Bota

Aksident i rëndë në autostradën Shkup- Tetovë/ 13 të vdekur dhe 17 të plagosur (VIDEO)

13 Shkurt 2019, 18:04 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në autostradën Shkup- Tetovë/ 13

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup- Tetovë. Sipas medias maqedonase “Alsat”, 13 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë të plagosur janë shoqëruar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

Ndërkohë që ende nuk ka një informacion zyrtar për numrin e të lënduarve. Nga të dhënat paraprakt besohet se në autobus kanë qënë 30 pasagjerë.

Sipas të njëjtës medie thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundojë në korsinë tjetër të autostradës. Autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pengesës së parë që ka hasur.

(s.a/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 20 të plagosur 6 të vdekur autobusi i aksidentuar autostrada shkup- tetovë. 20 të plagosur 6 të vdekur autobusi i aksidentuar autostrada shkup- tetovë.

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2019, 13:48

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...