Bota

Aksidenti me 14 të vdekur në Maqedoni/ Rama, Meta, Basha dhe Ruçi i shprehin ngushëllimet

14 Shkurt 2019, 08:44 Nga DOSJA
Aksidenti me 14 të vdekur në Maqedoni/ Rama, Meta, Basha dhe

TIRANË- Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me aksidentin tragjik në Maqedoni. (Lexo këtu)

Meta shkruan se ndihet i tronditur nga lajmi duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritetin vëllazëror familjarëve të prekura nga tragjedia.

‘Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!’, ka shkruar Meta.

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e aksidentit.

“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen  e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit”, u shpreh kryeparlamentari.

Një reagim lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. 

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e aksidentit tragjik pranë Gostivarit. Në këto orë dhimbje dhe tronditje të thellë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qëndrore të Maqedonisë së Veriut,”– shkruan Basha në Twitter.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksidenti ne maqedoni edi rama gramoz ruci ilir meta lulzim basha maqedoni aksidenti ne maqedoni edi rama gramoz ruci ilir meta lulzim basha maqedoni

Sondazh

Poll