Bota

Biznesmeni indian denoncon prindërit e tij: Nuk ishte vendimi ynë që të lindnim

13 Shkurt 2019, 16:35 Nga DOSJA

BBC njofton se, një djalë 27 vjeçar ka ndër mend të hedhë në gjyq prindërit e tij se pse ata e kanë lindur pa e pyetur.  Biznesmeni Mumbai Raphael Samuel ngaIndia, tha se është gabim të sjellësh fëmijët në këtë botë, sepse ata duhet të përballen me vuajtje për tërë jëtën.

Samuel argumentoi se: “Nuk ishte vendimi ynë që të lindnim. Pra, meqë nuk kërkuam të lindim, u dashka të paguajmë për kusurin e jetës që jetojmë.”

Nëna e tij, Kavita Samuela u shpjegua rreth problemeve që ka shkaktuar djali i saj.

“Unë duhet ta admiroj guximin e djalit tim që të çojë prindërit e tij në gjyq, duke e ditur se që të dy janë avokatë. Por, nëse Raphael mund të japë një shpjegim racional se si mund ta kishim kërkuar ne pëlqimin e tij nëse donte të  lindte, unë e pranoj fajin tim,”- tha ajo.

 Besimi i z. Samuel është rrënjosur në atë që quhet anti-natalizëm, një filozofi që argumenton se jeta është e mbushur me mjerim dhe se njerëzit duhet të ndalojnë menjëhërë riprodhimin. Një vit më parë ai krijoi në Facebook faqen, ‘Nihilanand’, e cila përmban postera që tregojnë imazhet e tij me një mjekër të rreme dhe një mask në sy dhe mesazhe kundër natalitetit, të tilla si “prindërit tuaj ju kishin në vend të lodrës apo qenit. Ti je argëtimi i tyre.”  

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #denoncon prinderit pse e sollen ne jete #biznesmeni indian #denoncon prinderit pse e sollen ne jete #biznesmeni indian

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2019, 13:48

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...