Politike

Sulmi në selinë e FRD, Berisha: Presidenti në mbrojtje të kushtetutës! Provokacion puçist, terrorist i Edvin Drogës ndaj

12 Mars 2021, 13:51 Nga DOSJA
Sulmi në selinë e FRD, Berisha: Presidenti në mbrojtje të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në ‘Facebook’ pas pushtimit të zyrave te FRD nga policia bashkiake dhe ndërhyrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Berisha thotë se Meta ishte në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa ngjarjen e quan si një veprim puçist të kryeministrit Edi Rama, termë që këto dy ditët e fundit e ka përdorur shpesh edhe presidenti Meta për të akuzuar Ramën.

‘Dënoj me ashpersinë më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Drogës ndaj koalicionit opozitar’, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

REAGIMI:

Veprime puçiste terroriste të Edvin Drogës! Urdheron pushtimin e zyrave të FRD pas nënshkrimit të marrveshjes me PD! Presidenti në mbrojte të kushtetutës! Dënoj me ashpersinë më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Drogës ndaj koalicionit opozitar.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane sali berisha bastisen zyrat e frd ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll