Politike

Kandidimi i tij në Durrës, Rama: Garë mes njerëzve të nënës dhe të babës, jam kurioz të shoh se kush do më dojë më

12 Mars 2021, 13:35 Nga DOSJA
Kandidimi i tij në Durrës, Rama: Garë mes njerëzve të

DURRËS– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Durrësi, në aktivitetin politik që zhvilloi së bashku me kandidatët se nuk mund të ketë dy vende në parlament. Në vijim, Rama tha se tashmë gara është mes Durrësit dhe Vlorës, siç ai e theksoi mes njerëzve të nënës dhe të babaës.


DEKLARATA:

 Nuk është e tepër të them që dhe unë jam këtu jo thjesht për faktin që Durrësi është një zonë ku potenciali i kthyer në investime, i kthyer në zhvillim do të ndihmojë gjithë Shqipërinë për të shkuar në një nivel tjetër, por edhe për faktin se njëra anë e rrënjëve të mia është këtu në Durrës. Natyrisht unë nuk mund të kem dy vende në parlament. Në fund do duhet të zgjedh njërin dhe do zgjedh vendin kush do më duan më shumë. Është një garë mes njerëzve të nënës dhe njerëzve të babës. Jam kurioz të shoh se kush do më dojë më shumë në këtë garë, në këtë zgjedhje. Por di që jam shumë i vendosur që bashkë me të gjithë miqtë, kolegët, dua të bëj për Durrësin atë që Durrësi pret dhe meriton dhe ta shëroj me fakte edhe një xhelozi që është krijuar për Vlorën. janë dy qytete bregdetare fantastike të Shqipërisë. Janë dy porta të bukura të hyrjes së Mesdheut në Shqipëri dhe dy ende me karakteristika të ndryshme.

LAJMI KRYESOR: Ekipi i Durrësit, Rama sulm opozitës: Kanë futur një trafikant heroine. Prurjet nga LSI, ura dhe jo hendeqe

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres edi rama ne durres

Sondazh

Poll