Politike

Djali i Sokol Olldashit në krahë të Bashës, kreu i PD-së: Babain e tij e kisha mik dhe bashkëpunëtor

10 Maj 2019, 08:37 Nga DOSJA
Djali i Sokol Olldashit në krahë të Bashës, kreu i

TIRANE– Kreu i PD-së Lulzim Basha  ka zhvilluar sot një takim me studentët ku ka diskuuar me ta për problemet e tyre, por edhe për platformën që ofron Partia Demokratike.

Në krah të tij sot është shfaqur dhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi, ish-ministrit të Transporteve. Basha foli për Glaukun dhe tregoi për marrëdhënien e tij me Sokol Olldashin, dhe tha se ai ka qenë një mik e bashkëpunëtor.

Vetë Glauku, në fjalën e tij të shkurtër para të rinjve, tha se ata duhet të ndryshojnë mendimin e europianëve për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pak ditë më parë gruaja e Sokol Olldashit zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ende nuk dihet nëse familja Olldashi do i rikthehet politikës.

Në takimin e Bashës me studentët, kanë mbajtur edhe një minutë për nëntetaren, Zarife Hasanaj e cila mbeti i vrarë gjatë një misioni në Letoni.

(f.g/j.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike glauk olldashi lulzim basha takimi i bashës me studentët glauk olldashi lulzim basha takimi i bashës me studentët

Sondazh

Poll