Politike

“O ai, o ne”, Kryemadhi-Ramës: Kriminel i strukturuar, shantazhon gazetarët me anë të diplomatëve

9 Maj 2019, 20:14 Nga DOSJA
“O ai, o ne”, Kryemadhi-Ramës: Kriminel i strukturuar,

TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe diplomatëve shqiptarë nëpër botë.

Sipas saj, Edi Rama nuk është qesharak siç mund të thuhet, por i rrezikshëm, ndërsa paralajmëroi se opozita është e vendosur deri në largimin e kryeministrit.

“Rama nuk është qesharak, por është i rrezikshëm për Shqiptarët. Këtë fakt i përpiqet ta mbulojë me shfaqjen si qesharak.

Nuk ka teatër nga opozita sepse ka ndjekur mandatet. Më 16 shkurt kam thënë unë, se njerëzit do të dalin në protestë dhe kam thënë: “O ai o ne””, – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha: “Ai është një kriminel i strikturuar në mënyrë direkte. Kemi një kriminel me ambasadorë që janë vendosur në shërbim të tij. Ambasadat shqiptare në Europë, shkojnë dhe vulën e përdorin për të shantazhuar gazetarët për të mos shkruajtur kundër qeverisë.

Kam prova të presionit të diplomatëve shqiptarë në Austri, Francë e shumë vende të tjera. Nëse del Edi Rama dhe thotë që kjo është e vërtetë dhe nxjerr prova, unë do i nxjerr faktet për këtë që them”, – tha Kryemadhi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kryemadhi edi rama kryemadhi

Sondazh

Poll