Politike

Kush e planifikoi korrigjimin e kufijve? Thaçi: Idea lindi qysh më 1990, Vuçiç u tregua arrogant

9 Maj 2019, 20:15 Nga DOSJA
Kush e planifikoi korrigjimin e kufijve? Thaçi: Idea lindi qysh më

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth planit për korrigjim të kufijve.

Në studion e “Opinion”, Thaçi u shpreh se është naivitet të mendohet se kjo ide është e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se idea e korrigjimit të kufijve, sipas tij ka lindur që në vitin 1990 për të bashkuar Bujanov, Preshevë dhe Medvegjë.

Të thuhet se Vuçiç është ideator është naivitet . Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën, në idetë e tyre është ndarja e Kosovës. E theksoj se kjo kërkon përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Dallimi në mes shkëmbimit të territoreve që ka qenë ide e liderëve të caktuara shqiptarë dhe idesë sime për korrigjim ka dallim shumë të madh. Kurrë nuk kam pranuar shkëmbimin e territoreve”, theksoi ai.

Ndër të tjera Thaçi tha se këtë ide ai ia ka prezantuar edhe Vuçiçit, për të cilin tha se pati një reagim shumë arrogant nga ana e tij.

Vuçiç nuk ka deklaruar kurrë si plan korrigjimin e kufijve, ajo deklaratë ka qenë gënjeshtër e sajuar, ose është nxjerrë nga konteksti. Realisht e theksoj se nuk e besoj se Vuçiç ka deklaruar diçka të tillë, është nxjerrë nga konteksti, ai nuk ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ka folur për ndarje të Kosovës. Kjo ide lindi nga një bashkëbisedim, në zyrën time. Ideja ka lindur herët, që në vitet ’90 për të bashkuar Bujanov, Preshevë dhe Medvegjë. Ata kanë mbajtur referendum. Unë e kam prezantuar si ide. Ia kam thënë Vuçiç, i cili ka pasur një reagim shumë arrogant”, deklaroi presidenti Thaçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic hashim thaci korrigjimi i kufijve aleksander vucic hashim thaci korrigjimi i kufijve

Sondazh

Poll