Kryemadhi i përvishet Mogherinit: Puthet në buzë me Edi Ramën
9 Maj 2019, 20:38Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratat e shefes për Politikat e Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në Tiranë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
E ftuar në emisionit “Të paekspozuarit” në televizionin News 24, tha se pas këtyre deklaratave pritet vetëm puthja në buzë mes Ramës dhe mogherinit, që sipas saj e kanë bërë disa herë. Ajo tha se ata kanë shumë të përbashkëta, mes të cilave dashurinë për Rusinë dhe atë antishqiptare.
“Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Nuk pres të thotë ndonjë gjë më shumë nga Mogherini, pres që të puthet në buzë me Ramën, siç bëjnë gjithmonë se kanë edhe shumë të përbashëkta. Dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. Kur qenka kaq trim ky Rama dhe do bëka turizëm protestash, pse nuk shkoi tek protesta e banorëve të Unazës? Për 30 ditë ke 129 të vrarë hesape droge dhe nuk merret njeri me këtë. Sa gra ka që nuk kanë asnjë garanci për fëmijët e tyre. I dërgojnë në shkollë e nuk e dinë a do kthehen, i dërgojnë në emigracion e nuk dinë a do kthehen”, tha Kryemadhi.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por që është penguar prej dikujt.Sip...
TIRANË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me refuzimin e e drekës së organizuar nga Ilir Meta. (Lexo këtu)I ftuar ...
TIRANË- Pas përplasjeve në distancë, Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha si “gërmadhë politike”, duke e akuzuar për ...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e tij nga policia gjatë protestës në zonën e...
MALLAKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë gafën e radhës në Mallakastër.Teksa ftonte qytetarët mallakastiotë në protestën e radhës, Basha ka ngatërru...
MALLAKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë gafën e radhës në Mallakastër. Teksa ftonte qytetarët mallakastiotë në protestën e radhës, Basha ka ngatërr...
MALLAKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Mallakastrës pasditen e sotme. Në fjalën e tij, Basha sërish lëshoi gafën e r...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, sapo është liruar ditën e sotme, ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të c...