Politike

Nuk mori pjesë në drekën e organizuar nga Meta, Thaçi tregon arsyen

9 Maj 2019, 19:46 Nga DOSJA
Nuk mori pjesë në drekën e organizuar nga Meta, Thaçi

TIRANË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me refuzimin e e drekës së organizuar nga Ilir Meta. (Lexo këtu)

I ftuar në emisionin “Opinion” tha se arsyeja lidhet me praninë e presidentit të Bosnjes, që nuk e ka njohur Kosovën.

“Ishte më tepër aspekt teknik, por në të njëjtën kohë vlerësoj se të takohem me presidentët e dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën është e panevojshme, prandaj që të ishte sa më relaksuese atmosfera, ishte e panevojshëm vazhdimi i debatit. Pastaj është edhe pozicioni armiqësor që Bosnja-Hercegovina, nganjëherë mban një pozicion më të ashpër se Serbia. Bosnja duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Thaçi

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dreka me metën hashim thaci dreka me metën hashim thaci

Sondazh

Poll