Politike

“Nga furgoni dola për të mbrojtur policët” Balliu: Rama dhe urdhër për dhunë, kontrolloni tabulatet

9 Maj 2019, 19:34 Nga DOSJA
“Nga furgoni dola për të mbrojtur policët” Balliu:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e tij nga policia gjatë protestës në zonën e Astirit.

Sipas Balliut, urdhëri për dhunë dhe arrestimin e tyre është dhënë nga Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj.

Ai ka treguar sesi erdhi përplasja ndonëse protesta po zhvillohej paqësore. Më tej ai tregoi sesi u thyer gjami i furgonit të policisë, dhe përse ai doli në dritaren e tij.

“Rama dhe Lleshaj dhanë urdhër të dhunoheshin protestuesit. Kontrolloni tabulatet telefonike të kryeministrit Rama, ai ka dy telefonata me Revani Jaupin. Unë nuk kam asgjë me policët që ishin aty, pasi ata urdhërat kanë zbatuar. Unë akuzohesha për 3 vepra penale, por që u tërhoqën pastaj nga Prokuroria. Më akuzonin edhe se i kisha thyer krahun një efektivi, por pastaj prokuroria u tërhoq dhe tha se është bërë pa dashje. Unë në protestë nuk kam goditur asnjë polic, unë kam mbrojtur qytetarët. Xhami është thyer për shkak se është gjuajtur me gurë. Se kush gjuajti nëse ishin banorët apo provokatorët, kjo duhet parë. Kur u thyer xhami u dëmtua një polic në kokë, unë dola për të mbrojtur policin se po vazhdonin të godisnin me gurë. Unë kam respekt për uniformën e policisë, unë jam rritur institucione shtetërore. T’u biesh atyre është si t’i biesh samarit në vend të gomarit”, – tha ndër të tjera Balliu.

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili të vizitonte një biznes në atë zonë. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformnat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Ai u la i lirë ditën e sotme nga Gjakata e Tiranës, ndërsa ndaj tij është dhënë masa detyrim paraqitje.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balliu akuza ramës klevis balliu lirohet klevis balliu balliu akuza ramës klevis balliu lirohet klevis balliu

Sondazh

Poll