Politike

Thaçi ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Gërmadhë politike, ka mëkatuar ndaj luftës së Kosovës

9 Maj 2019, 19:45 Nga DOSJA
Thaçi ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Gërmadhë

TIRANË- Pas përplasjeve në distancë, Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha si “gërmadhë politike”, duke e akuzuar për qëndrime armiqësore ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.

I ftuar në emisionin “Opinion” Thaçi ka treguar për marrëdhëniet e tij me Berishën, ku sipas tij ai ka bërë mëkate të mëdha gjatë luftës së Kosovës dhe propagandë të egër ndaj UÇK-së.

Unë çuditëm si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Milloshevicit ne terren, ka qenë dhe propaganda e zotit Berisha për UÇK-në maksiste-leniniste etj. Kam shkuar në zyrën e tij pas lufte dhe kemi pasur komunikim. Kur kam qenë kryeministër, kemi pasur respekt reciprok. Tani nuk kuptoj dhe shprehem i keqardhur për gjendjen e tij emocionale, si gërmadhë e skenës politike shqiptare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Marrë nga: Opinion.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hashim thaci sali berisha hashim thaci sali berisha

Sondazh

Poll