Politike

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: Rama ishte i gatshëm të jepte dorëheqje. Gjejeni se kush e ndaloi

9 Maj 2019, 20:22 Nga DOSJA
Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: Rama ishte i gatshëm

TIRANË- Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por që është penguar prej dikujt.

Sipas Kryemadhit, nuk dihet nëse janë koncesionet apo premtime të tjera, që e kanë ndalur Ramën nga dorëheqja.

“Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por dikush e ka penguar. Se kush e ka penguar dhe nga cili qark, këtë mësojeni ju. Për këtë ju jeni gazetarë. Kush është arsyeja? Koncesionet, zonat ekonomike? Këtu investigojeni.”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se përballja me Edi Ramën do vijojë, ndërsa shtoi: “Më mirë të shkoj ta jap unë jetën para Kryeministrisë, sesa të marr në qafë fëmijët e mi. Po sa të tjera nëna ka si unë që janë të gatshme të skarifikohen për fëmijët e tyre”. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi rama i gatshëm të japë dorëheqje edi rama monika kryemadhi rama i gatshëm të japë dorëheqje

Sondazh

Poll