Politike

Kush është drejtoresha e Tatimeve që pritet të zëvendësojnë Dakon në garën për bashkinë e Durrësit

10 Maj 2019, 06:29 Nga DOSJA
Kush është drejtoresha e Tatimeve që pritet të

Tiranë– Ditën e nesërme në mbledhjen e kryesisë të PS-së, pritet që kryeministri Edi Rama të nxjerrë emrat për 61 kandidatët për kryetar bashkie në vend. Disa prej tyre janë konfirmuar ndërsa disa Bashki kryesore në vend ende janë pa një kandidat nga PS-ja.  Kandidati për Bashkinë e Durrësit, një nga bashkitë më të rëndësishme në vend ende nuk është konfirmuar publikisht nga  kryeministri Edi Rama.

Por sipas Report Tv,  Valbona Sako, do të jetë kandidatja për Bashkinë e Durrësit, e cila do të zëvendësojë Vangjush Dakon në këtë garë. Aktualisht ajo mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës dhe është edhe kunata e Hygerta Sakos. Ajo është nusja e vëllait të ish-misit, Hygerta Sakos.

Bashkia e Durrësit drejtohet prej 12 vitesh nga Vangjush Dako,i cili me sa duket nuk do të kandidohet më nga socialistët. Kujtojmë që pak muaj më parë ishin vetë socialistët ara që propozuan  kërkesën që pengon kandidimin e kryebashkiakëve me më shumë se tre mandate.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike valbona sako vangjush dako zgjedhjet e 30 qershorit valbona sako vangjush dako zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll