Shkundet Greqia! Tërmeti me magnitudë 6.3 Rihter godet disa qytete të vendit, raportohet për persona të lënduar dhe shembj
GREQI–Shteti fqinj është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter paraditen e sotme. Sipas medias greke‘Zugla‘ lëkundjet e tërmetit u ndjenë për disa sekonda në Selanik, Laris, Atikë, dhe Elassona. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 21 km në jug-perëndim të Elassona me një thellësi prej 10 km.
Tërmeti u pasua nga pas tronditjeve në zonën e Larisas, e cila është dhe më e prekura nga dëmtimet e banesave. Lëkundjet pastërmetit ishin të njëpasnjëshme, e para ishte 4.4 Rihter, e dyta 3.7 Rihter, e treta 4 Rihter dhe e katërta 5.2 Rihter.
Në disa zona janë raportuar për persona të lënduar dhe për banesa të shembura. Rasti më i fundit, ishte bllokimi i një të moshuari me aftësi të kufizuara i cili mbeti i bllokuar brenda banesës së tij. I moshuari nuk mundi të dilte dot në kohë nga banesa, mirëpo pas disa minutash ai u shpëtua nga autoritetet. Po ashtu janë shpëtuar dhe 6 persona të cilët kishin ngelur të bllokuar në banesat e tyre.
Tërmeti u ndje në Greqinë veriore dhe jugore, ndërkohë që dhe në Shqipëri u ndjenë lëkundje për disa sekonda në jug dhe në kryeqytet, duke krijuar panik te qytetarët.
Kryetari i Bashkisë së Elassona, Nikos Gatas, ka bërë të ditur se ka urdhëruar fillimin e hetimeve për çdo dëmtim të të gjitha ndërtesave publike dhe komunale. Autoritetet do të shkojnë në zonat e prekura, për të parë nga afër gjendjen.
Sizmologu grek Gerasimos Papadopulos paralajmëroi se aktiviteti pas tërmetit do të jetë intensiv dhe i bën thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm.
Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë ditën e sotme duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona ka reaguar zyra e kryeministrisë. Konkretisht, siç thuhet në një njoftim nga Zyra e Shtypit e Kryeministrit, Theodoros Livanios, Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës, George Karagiannis dhe Shefi i GEETHA, Konstantinos Floros, do të shkojnë në zonat e prekura, për të parë nga afër gjendjen.
Mirëpo, njerëzit në qytetet e mëdha të Thesalisë, kryesisht në Larisa, Trikala dhe Elassona u dendën në rrugë të frikësuar, ndërsa trafiku u bllokua në disa zona.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vjosa Osmani takohet në Zvicër me përfaqësuesin e Partisë së Gjelbër: Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë
ZVICËR-Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme po zhvillon një vizitë në Zvicër.Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka treguar se...
Megan Markle akuzon Pallatin Mbretëror për një fushatë shpifje ndaj saj, pas raporteve se ajo ka keqtrajtuar stafin e saj
BRITANI- Meghan Markle sot pretendoi se ajo është viktimë e një fushate të llogaritur të shpifjeve nga Royal House pasi u pohua se ajo ngacmoi dhe dëboi dy puno...
Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, deri më tani kryeson LVV-ja
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.Sipas Gazeta Express, në bazë të tabel...
Këngëtarja Dolly Parton merr dozë e parë të vaksinës Moderna duke kënduar këngën e saj të famshme ‘Jolene’
SHBA- Yllit i muzikës country, Dolly Parton ka marrë dozën e parë të e vaksinës Covid-19, dhe u bëri thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin e saj.Parton, 75 v...
Mbylli takimet në Kosovë, Lajçak ‘zbarkon’ sot në Serbi: Kurti e di që dialogu është përparësia e tij. Vuçiç: jam
SERBI-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e sotme ka vizituar Serbinë. Në Serbi, Lajçak është pritur...
Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 milion raste aktive dhe gati 2.5 milion të vdek
BOTË- Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimi...
Kroacia nuk gjen qetësi, një tërmet 4.1 ballë godet vendin duke shkaktuar dëme të shumta materiale
KROACI- Kroacia është tronditur nga një tërmet 4.1 ballë mëngjesin e sotëm rreth orës 5:37.Sipas Volcano Discovery tërmeti kishte një thellësi 10.94 metra ndërs...
Kurti i përgjigjet letrës së Ergodanit: Vlerësoj marrëdhënien midis dy vendeve, njerëzit votuan për ndryshimin e të ard
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur letrës së presidentit turk Reccep Tayyip Erodogan, i cili më parë i ka shkruar duke e u...
Kurti i përgjigjet letrës së kryeministrit të Izraelit: E vlerësoj marrëdhënien midis dy vendeve, do e vizitoj Jerusalemi
KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje letrës së dërguar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili disa dit...