Bota

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, deri më tani kryeson LVV-ja

3 Mars 2021, 09:46 Nga DOSJA
Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, deri më tani

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.

Sipas Gazeta Express, në bazë të tabelës nga KQZ-ja, rezulton se më shumë vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, e më pas renditet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deri më tani LVV-ja ka marrë 26 mijë e 79 vota. Ndërsa,  LDK-ja ka marrë 2 mijë e 829 vota dhe PDK-ja 2 mijë e 486 vota.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll