Bota

Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 milion raste aktive dhe gati 2.5 milion të vdek

3 Mars 2021, 09:37 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit

BOTË- Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 115 milion raste aktive, dhe mbi 2.5 milion të vdekur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 88,386 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,593 njerëz dhe numri në total ka shkuar 529,214 viktima.

India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 8,020 persona të infektuar dhe në total ka arritur 11,139,516 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetën 157,385 pacientë.

Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditë më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 57,879 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 3,783,528 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,334 njerëz dhe numri në total është 87,220.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 48,929 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,955,434 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 1,627duke e çuar shifrën në total 98,288 njerëz.

Sllovakia vendosi një shtetrrethim brenda ditës nga e Mërkura, me një dekret qeveritar që ndalon banorët të largohen nga shtëpia midis orës 8 dhe 5 të mëngjesit. Gjatë ditës, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin për disa arsye të veçanta, duke përfshirë vizitat mjekësore, punën dhe ushtrimet në natyrë ose shëtitje me kafshët shtëpiake. Bllokimi është në fuqi deri më 19 Mars.

Vaksina Covid-19 e zhvilluar nga Sinovac Biotech e Kinës ka një efikasitet prej 83.5% bazuar në rezultatet përfundimtare të provave të Fazës III. Sipas The Guardian, studiuesit turq rishikuan normën nga një gjetje paraprake prej 91.25% pasi monitoruan 41 infektime, 32 prej të cilave kishin marrë një placebo.

Austria do të marrë 100,000 vaksina Pfizer shtesë për t’ju administruar të gjithë të rriturve në rrethin Schwaz të provincës së Tirolit, e cila është bërë një pikë e nxehtë pas kontraktimit të variantit afrikan. Sipas The Guardian, rajoni alpin i Tirolit ka një nga shpërthimet më të këqija të variantit në Europë, dhe banorët kërkojnë një test negativ të koronavirusit në mënyrë që të largohen nga provinca.

Franca po përgatitet për një lehtësim të mundshëm të kufizimeve të koronavirusit nga mesi i prillit, tha një zëdhënës i qeverisë të mërkurën, ndërsa qeveria shikon fushatën e saj të vaksinimit të përshpejtuar si një mënyrë për të dalë nga bllokimi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll