Bota

Kurti i përgjigjet letrës së Ergodanit: Vlerësoj marrëdhënien midis dy vendeve, njerëzit votuan për ndryshimin e të ard

3 Mars 2021, 09:26 Nga DOSJA
Kurti i përgjigjet letrës së Ergodanit: Vlerësoj

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur letrës së presidentit turk Reccep Tayyip Erodogan, i cili më parë i ka shkruar duke e uruar për fitoren në zgjedhje dhe i ka sugjeruar që ta rishikojë vendimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

Sipas Gazeta Express, në letrën e tij Kurti e ka falënderuar për urimin që i ka bërë dhe ka sjell në vëmendje marrëdhënien e mirë midis dy vendeve. Po ashtu ai është shprehur se në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër,”-ka shkruar Kurti.

Letra e plotë:

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erodogan, disa ditë më parë i ka shkuar një letër, kreut të LVV-së Albin Kurti ku e ka uruar për fitoren në zgjedhje dhe i ka sugjeruar se më e mira do të ishte ta rishikonte vendimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti reccep tayyip erdogan albin kurti reccep tayyip erdogan

Sondazh

Poll