Bota

Kroacia nuk gjen qetësi, një tërmet 4.1 ballë godet vendin duke shkaktuar dëme të shumta materiale

3 Mars 2021, 09:28 Nga DOSJA
Kroacia nuk gjen qetësi, një tërmet 4.1 ballë godet vendin

KROACI- Kroacia është tronditur nga një tërmet 4.1 ballë mëngjesin e sotëm rreth orës 5:37.

Sipas Volcano Discovery tërmeti kishte një thellësi 10.94 metra ndërsa epiqendra e tij ishte në qytetin Glina. Është pasuar nga disa paslëkundje në të njëjtën zonë ku më e forta ka qenë 3.6 ballë dhe gjashtë të tjera midis 2 dhe 3 ballë.

Rreth një javë më parë një tërmet po me të njëjtën madhësi, 4.1 ballë goditi qytetin e Dubrovnikut rreth orës 23:07, dhe muajin e kaluar Koracia u trondit nga një tërmet 6.1 ballë i cili shkaktoi viktima dhe dëme të shumta materiale

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll