Bota

Kurti i përgjigjet letrës së kryeministrit të Izraelit: E vlerësoj marrëdhënien midis dy vendeve, do e vizitoj Jerusalemi

3 Mars 2021, 09:12 Nga DOSJA

KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje letrës së dërguar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili disa ditë më parë e uroi për fitoren në zgjedhje dhe e ftoi në vend për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

Sipas Gazeta Express, Kurti i ka shkruar në letrën e tij të përgjigjes që e vlerëson marrëdhënien midis dy vendeve dhe e shikon si mundësi për të bashkëpunuar politikisht dhe ekonomikisht.

“E shoh këtë si një mundësi për ta themeluar dhe fuqizuar bashkëpunimin tonë politik, ekonomik dhe kulturor. Kombi ynë ka qenë historikisht respektues ndaj komunitetit çifut. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do ta kem kënaqësinë që t’i adresoj çështjet relevante të komunitetit çifut dhe trashëgimisë së tij në vendin tonë”, thuhet në letrën e Kurtit.

Letra e plotë:

Po ashtu, Kurti e falënderon Netanyahu-n për ftesën që ta vizitojë Izraelin, duke iu përgjigjur që do të shkojë në vend në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

“Faleminderit që më ftuat për ta vizituar vendin tuaj miqësor, gjë që do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët,”- thuhet në letrën e Kurtit.

Një muaj më parë  Netanyahu e urojë Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe e ftoi që ta vizitojë Izraelin për ta inauguruar ambasadën e Kosovës në Jerusalem, sipas Marrëveshjes së Uashingtonit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti benjamin natanjahu izrael kosove albin kurti benjamin natanjahu izrael kosove

Sondazh

Poll