Bota

Mbylli takimet në Kosovë, Lajçak ‘zbarkon’ sot në Serbi: Kurti e di që dialogu është përparësia e tij. Vuçiç: jam

3 Mars 2021, 09:39 Nga DOSJA
Mbylli takimet në Kosovë, Lajçak ‘zbarkon’ sot

SERBI-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e sotme ka vizituar Serbinë. Në Serbi, Lajçak është pritur nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në pallatin presidencial, ku kanw zhvilluar njw bisedw.

Në deklaratën e përbashkët që Lajçak mbajti me Vuçiç-in, ai tha se këtë viztë e ka bërë posaçërisht për vazhdimësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij Lajçak ka thënë se dialogu është e vemtja mënyrë që Serbia të anëtarësohet ne Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu ka përmendur edhe deklaratat e Kurtit, i cili ka thënë se dialogu nuk është përparësia e qeverisë së tij, duke deklaruar se Kurti e di shumë mirë se dialogu me Serbinë është çështje e rëndësishme.

Ndërsa Vuçiç nga ana tjetër ka thënë se Serbia është e gatshme kurdohere për dialog dhe se ai vetë personalisht do të shkojë në Bruksel sa hërë që ta thërrasin. Në fjalën e tij Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk ka për ta njohur Kosovën, nëse i bëjnë presione nga jashtë, duke marrë shembullin e letrën se Biden, i cili i kërkoi që të njoh Kosovën.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë një viziët në Kosovë në 1 Mars ku ka qëndruar deri ditën e sotme. Tema kryeasore e vizitën së Lajçak në Kosovë ishte dialogu me Serbinë.

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic lajcak vizit ne serbi miroslav lajčák aleksander vucic lajcak vizit ne serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll